Tre finale pa Casillas, tre dështime (FOTO LAJM)

17.3.2004 - Estadi Olimpic Lluis Companys (Barcelonë) - Real Madrid-Real Zaragoza 2-3. Në portë Cesar Sanchez
Ai është kapiteni i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle. Një prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe mbi të gjitha lider i vërtetë në skuadër. Por kur ke trajner Jose Mourinhon këto gjëra pak rëndësi kanë. Do duhej një dëmtim në dorë në ndeshjen kundër Valencias në "Mestalla" që Iker Casillas të ulej në stol për të mos u ngritur më, të paktën deri në sezonin tjetër kur portugezi të largohet.

As dje, në finalen e humbur kundër Atletico Madrid, Diego Lopez u preferua përpara Iker Casillas, por statistikat tregojnë se sa herë kampioni i Botës dhe Europës mungon në finalet e Copa del Rey, "Los Blancos" nuk arrin të ngrejë trofeun.

Në foto-galerinë e mësipërme Portali Albeu ju sjell në memorie tre finalet e humbura nga Real Madridfinalet e Copa del Rey gjatë viteve të fundit. Sigurisht pa Iker Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori