Tre futbollistët më të paguar në MLS (FOTO LAJM)

Thierry Henry - New York Red Bulls - 4,5 milionë $
Si çdo vit, Major League Soccer publikoi pagat e të gjithë futbollistëve të skuadrave për vitin 2013 dhe në krye të saj është Thierry Henry. Sulmuesi 35-vjeçar i New York Red Bulls përfiton 3.75 milionë dollarë dhe me bonuset gjatë sezonit ajo shkon në 4.5 milionë.

Ish kapiteni i Arsenalit u transferua në 2010 në SHBA te Red Bulls ku deri tani në 74 ndeshje ka shënuar 34 të tillë. Pas tij në këtë renditje pozicionohet irlandezi Robbie Keane i cili te Los Angeles Galaxy përfiton 4.3 milionë dollarë së bashku me bonuset.

Ndërsa podiumin e plotëson australiani Tim Cahill me 3.6 milionë dollarë me bonuse të cilat i përfiton te NY Red Bulls.

Kujtojmë që sezonin e shkuar lojtarët më të paguar në MLS ishin David Beckham dhe Rafa Marquez. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori