Turqit i shqyejnë çorapet Hazard-it (FOTO LAJM)

Chelsea preu biletën për në çerekfinalet e Champions League pas fitores së mbrëmshme në "Stamford Bridge" 2-0 ndaj Galatasaray. Një gol i Eto'o në fillimin e pjesës së parë dhe një i Cahill në fundin e saj i dhanë kualifikimin skuadrës së Jose Mourinhos që pret tani shortin e së premtes për të mësuar rivalin e rradhës.

Por pavarësisht se nuk shënoi truti i "Bluve" është pa dyshim belgu Eden Hazard. Ish lojtari i Lille ka qënë çelësi i lojës së londinezëve dhe rreziku numër një për ekipin turk.

Këtë e vërtetojnë edhe fotot e mësipërme ku duket qartë se çfarë ka bërë ata për ta ndalur. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori