U dëmtua kundër Chelseat, 26-vjeçari mbyll përfundimisht karrierën (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Mesfushori i Hull Cityt, Ryan Mason, pësoi një frakturë në kafkë në vitin 2017 kundër Chelseat gjatë një dueli me Gary Cahill.

Më pas Mason u operua me sukses pas lëndimit, por nga rrezikshmëria e madhe është e pamundur që të vazhdonte profesionin si futbollist. Ai është detyruar të pensionohet në moshën 26 vjeçare.

“Kam punuar shumë që të jem në gjendje për t’u kthyer në fushë. Fatkeqësisht pasi u këshillova me ekspertë të mjekësisë dhe nuk kam opsion tjetër vetëm të pensionohem. Kjo pasi nëse luaj rreziku është i madh”.

“Jam falënderues për gjithë dashurinë dhe përkrahjen”, ka shkruar Mason në Instagram.

Anglezi filloi karrierën te Tottenhami dhe në verën e 2016 kishte kaluar te Hulli për një shumë rekorde 13 milionë funte (14.6 milionë euro)./albeu.com/
U dëmtua kundër Chelseat, 26-vjeçari mbyll përfundimisht karrierë (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 13/02/2018, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori