Torino njofton se në ditët në
vijim do të dihet shkalla e lëndimit.
Mbrojtësi i
Torinos, Mërgim
Vojvoda, është lënduar në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë, duel që u zhvillua të martën mbrëma në “San Siro”.
Futbollisti kosovar që ishte titullar te
Torino u lëndua në krahun e majtë dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 84-të. Deri në atë kohë, ndeshja ishte 0:0 dhe
Vojvoda kishte paraqitje shumë të mirë.
Klubi i
Torinos ka njoftuar se në ditët në
vijim do të bëhen ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit të Vojvodës.
Torino është eliminuar nga Kupa e Italisë nga Milani pas penalltive 5:4.
Deri me tani, Mërgim
Vojvoda është paraqitur në 13 ndeshje me skuadrën italiane dhe ka 2 asistime në Serie A. Në total, i ka zhvilluar 632 minuta lojë.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 16:49