United: 57 milionë për 2 goditje të fundit (FOTO LAJM)

Daley Blind - Ajax
Pëlqej
Arturo Vidal dhe Daley Blind. Këto mund të jenë dy goditjet e fundit në merkato për Mancnester United, që është në kërkim të përforcimit të skuadrës pas një starti shumë të keq në kampionat dhe jo vetëm. Sipas "Mirror", duke parë vështirësitë në skuadër Louis Van Gaal ofron 38 milionë euro për mesfushorin kilian të Juventus, edhe pse ky i fundit ka shfaqur probleme në gju javët e fundit.

Përveç ish lojtarit të Bayer Leverkusen, "Djajtë e Kuq" kërkon të sjellin në "Old Trafford" edhe mbrojtësin e Ajax, nxënës i Van Gaal, Daley Blind. Për holandezin United ofron 19 milionë euro (Ajax kërkon 25).

Nëse do të mbyllen edhe këto dy operacione atëherë shuma totale që ka shpenzuar Manchester United këtë verë shkon në 220 milionë euro (Shaw, Herrera, Di Maria, Rojo). /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori