Valladolid-Real, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Real Valladolid (4-3-3)
Fatet e La Ligas mund të mos varen nga sfida e prapambetur midis Real Valladolid dhe Real Madrid, por ky 90 minutësh do të thotë shumë për skuadrën e Ancelottit. "Los Blancos" kanë mundësinë më të mirë për të rinisur sulmin drejt titullit me përballjen në transfertën e Valladolidit, pas ndalesës që patën në Bernabeu nga Valencia.

Në sfidën e prapambetur të javës së 34-t, djemtë e Ancelottit kërkojnë të shkurtojnë diferencën me Atleticon kryesuese, kundërshtari i tyre jo vetëm në kampionat por edhe në finalen e Champions League. Pengesa e parë në tre ndeshjet e mbetura është Real Valladolid, që synon të sigurojë qëndrimin në La Liga. Skuadra e Valdet Ramës është e pathyer në shtëpi në 11 ndeshjet e fundit, por përballë ka një super skuadër me një super Ronaldo që ndaj Valencias shënoi golin e 50 sezonal, një arritje që vjen për të katërtin sezon radhazi.

Megjithatë italiani po has probleme me gjendjen e futbollistëve, pasi Varane duket të ketë humbur këtë ndeshje, teksa në dyshim është mesfushori Luka Modriç, gjendja fizike e të cilit është ende në pikëpyetje, duke penalizuar kroatin ta nisë si titullar. Gjithashtu pritet që në Jose Zorrila të mungojnë edhe Bale e Carvajal, ndërsa në portë do të debutojë këtë edicion të La Ligas kapiteni Iker Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori