Van Gaal "fshin" 6 lojtarë: Na duhet një si Di Maria (FOTO LAJM)

Largime të mundshme: Javier Hernandez
Pëlqej
Objektivi i Manchester United për të marrë në "Old Trafford", Angel di Marian nuk është më një sekret, sidomos pas tërheqjes së Paris Saint Germain nga gara. Louis Van Gaal është i kënaqur me rendimentin e skuadrës nga faza përgatitore, por ka konstatuar se diçka mungon.

"Kam në ekip 5 sulmues dhe 4 mesfushorë, por më mungon një futbollist krahu i nivelit më të lartë, që të jetë i aftë edhe të sulmojë. Pra nuk kemi një lojtar si Cristiano Ronaldo apo Angel di Maria. Në këto kushte jam i detyruar të ndryshoj taktikë dhe besoj se është vënë re. Strategjia e United është të blejë lojtarë me perspektivë, ndërsa unë personalisht dua ata lojtarë që më duhen për momentin", është shprehur holandezi.

Më shkoqur se kaq Van Gaal nuk mund të flasë, e kërkon me çdo kusht argjentinasin te Djajtë e Kuq dhe në këtë mënyrë do ta shpëtonte edhe vetë futbollistin, i cili është i vendosur të largohet nga Reali.

Në raportimin më të fundit, e përditshmja "Daily Mail" shkruan se holandezi për t’i hapur derën mbërritjes së Di Marias, është ulur e ka biseduar me lojtarët që pritet të largohen.

Konkretisht, me fshesë në dorë Van Gaal ka bërë të qartë se mund të largohen Javier Hernandez, Nani, Rafael, Fellaini, Zaha dhe Anderson, ndërsa çuditërisht ka vendosur të mbajë japonezin Kagawa, për të cilin qëndrimi ishte në pikëpyetje. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori