Van Gaal "nderon" Di Maria-n, i jep numrin 7 (FOTO LAJM)

David Beckham (1992-2003)
Ndeshje: 394
Gola: 85
Trofe: 14


Pëlqej
Angel Di Maria do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Manchester United. "Djajtë e Kuq" do ti paguajnë Real Madridit plot 70 milionë euro për kartonine argjentinasit, i cili pritet të mbajë në "Old Trafford" fanellën me numër 7, fanellë legjendë që është mbajtur më parë nga emra të mëdhenj si: Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

Gjithçka do të zyrtarizohet këtë fillimjave kur agjenti i argjentinasit të kthehet nga Singapori dhe të mbyllë të gjitha detajet e transferimit të bujshëm.

Louis Van Gaal i ka ofruar Di Marias 60 milionë në 5 vjet, pra 12 milionë euro në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori