Vazhdon dhuna në futbollin anglez (FOTO LAJM)

Ndeshja e Blue Square Bet Premier në Angli mes Kidderminster dhe Stockport County është ndalur për disa minuta pas kapiteni i Kidderminster Lee Vaughan u godit pas hyrjes në fushë të një tifozi.

Me të dy skuadrat në kërkim të fitores për shkak të rrezikimit për rënie nga kategoria disa mbështetës të Stockport mësynë në fushë pasi Anthony Malbon i dha kryesimin miqvve në minutën e 51.

Fansat u përplasën me futbollistë të të dyja skuadrave, ndërsa arbitri Michael Bull ndërpreu ndeshjen për disa minuta derisa u vendos rregulli në stadium.

Pas ngjarjeve në Wembley dhe atyre në Newcastle ky është rasti i tretë i dhunës në futbollin britanik brenda disa ditëve /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2013, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori