Veprimi i futbollistëve turq emocionon gjithë botën, Islanda i falenderon (FOTO)

Futbollistët e Turqisë kanë marrë falënderimet nga Federata Islandeze e Futbollit pas ndeshjes së të dielës mes dy përfaqësueseve. Gjesti i tyre shumë i veçantë para se të fillonte takimi mes dy skuadrave, emocioni gjithë botën, përfshirë këtu edhe tifozët e Islandës.

Për shkak të temperaturave të ulëta në Reikjavik, futbollistët turq zbritën në fushë të veshur me bluza, por panë se fëmijët e vegjël që i shoqëronin, po ngrinin nga të ftohtit sepse ishin në fushë me mëngë të shkurtra.

Futbollistët Turqisë, hoqën bluzat me krahë të gjata dhe ua dhuruan me shpejtësi fëmijëve, në mënyrë që ata të mos ndienin ftohtë gjatë momentit të këndimit të himnit.

“Një gjest i tillë ua ngrohu zemrat njerëzve në Islandë dhe këto pamje mjaftojnë për të treguar mirësinë e futbollistëve turq”, shkruhet në mesazhin që presidenti i Federatës Islandeze, Gidni Jahneson i dërgoi Federatës Turke në shenjë falënderimi.


Shtuar më 12/10/2016, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori