Verona-Inter, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

HELLAS VERONA (4-3-3)
Ndeshja përmbyllëse e ditës së shtunë në Serie A do të luhet në stadiumin "Bentegodi" ku Interi i Mancinit do të bëj maksimumin që ndaj Veronas vendase të sigurojë fitoren e parë pas plot një muaj e gjysmë, në të gjitha kompeticionet.

Zikaltrit po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe një tjetër hap fals mbrëmjen e sotme do ti vështirësonte punët në skuadër.

Kujtojmë që kuadra e Mandorlinit me barazimin 2-2 që mori në "San Siro" fazën e parë çoi drejt shkarkimit Walter Mazzarrin, shkruan Portali Albeu.

Edhe në këtë ndeshje Shaqiri luan titullar pas dyshes së sulmit Icardi-Palacio. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori