Verona-Juve, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

HELLAS VERONA
Pas fitores me Interin një javë më parë Juventus rikthehet në fushën e lojës në shtëpinë e Hellas Verona, një prej surpizave më të bukura të këtij sezoni në Serie A. Veronezët që vijnë pas fitores me Sassuolon e shohin veten në Kupat e Europës, ndaj edhe sot përballë kampionëve të Italisë do të tentojnë ta ruajnë dhe konsolidojnë këtë pozicion.

Edhe precedentët e mëparshëm tregojnë se Juventus nuk do e ketë të lehtë në "Bentegodi": 10 fitore për vendasit përballë 9 të bardhezinjëve (8 barazime), edhe pse 14 përballjet e fundit janë dominuar nga "Zonja". Fitorja e fundit për Juventusin daton në vitin 2000 kur drejtohej nga Carlo Ancelotti, ndërsa fitorja e fundit për Veronën në sezonin 1999-2000 (2-0 falë dopietës së Cammarata). Përballja e fundit daton në 2001 dhe është mbyllur në barazim. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori