Shuhet në aksident ajror ikona e basketbollit Kobe Brayant (VIDEO)
Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.





“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”: tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, i cili gjithsesi nuk pranoi të komentojë mbi identitetet e viktimave, ndonëse tani është konfirmuar që bëhej fjalë për helikopterin privat të Bryant.

Mediat amerikane kanë gjithashtu dyshime mbi prezencën e bashkëshortes së 41-vjeçarit, Vanessa Bryant, që me shumë gjasa nuk ka qenë në bordin e helikopterit në momentin e përplasjes.

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.
Vetëm një orë më parë reagoi për Lebron James, vdes në aksident Kobi Brajan (FOTO LAJM)

Shtuar më 26/01/2020, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori