"Viktimat" e Jose Mourinhos (FOTO LAJM)

ANDRIY SHEVCHENKO - CHELSEA
Pëlqej
E përditshmja spanjolle "El Confidencial" ka publikuar një artikull shumë interesant ku protagonist kryesor është tekniku portugez i Chelsea-t Jose Mourinho.

Gazeta spanjolle ka analizuar të kaluarën e "Special One" nga Interi e deri te Chelsea, duke krijuar një listë të lojtarëve të cilën e kanë quajtur “viktimat” e Mourinhos.

Mourinho është trajneri që pavarësisht rëndësisë që kanë mundur të kenë lojtarë të caktuar për një skuadër, ku llogariten vitet e kaluara aty, të arriturat e shumëçka tjetër, me pushtetin e tij, ka bërë që këta lojtarë të trajtohen ndryshe me ardhjen e tij, ose edhe të largohen nga skuadra.

Kjo pjesë e lojtarëve nga "El Confidencial", quhen “Viktimat” e Mourinho, ku në të përfshihen lojtarë si Andry Shevçenko, Pedro Leon, Iker Casillias, Romelu Lukaku, Juan Mata, Torres, Pepe, Benzema.

Në këtë listë, si “viktimë” e Jose Mourinhos është konsideruar edhe Pep Guardiola, ish trajneri i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 14:30
andy dady
e Dielë 10 Gusht 2014, Ora 16:31
kaka...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori