"Virusi FIFA" infekton Realin (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo - Portugali
Real Madrid është një prej skuadrave që shpesh herë infektohet nga i ashtuquajturi "virusi FIFA", pasi "Los Blancos" përballen gjithmonë me dëmtime të lojtarëve gjatë kthimit nga kombëtaret përkatëse.

Këtë herë pas kthimit me përfaqësueset e tyre, ekipi i Carlo Ancelotti ka të dëmtuar lojtarë shumë të rëndësishëm si: Cristiano Ronaldo, Isco, Luka Modriç, Marcelo dhe së fundmi edhe Fabio Coentraon.

Portugezi është dëmtuar në ndeshjen miqësore kundër Brazilit, ku pësoi një tërheqje muskulare dhe nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen deri në fund.

Tani tekniku i Real Madrid ka shumë probleme në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Marcelo dhe Coentrao sigurtë nuk do luajnë kundër Villarreal në ndeshjen e rradhës në La Liga. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori