Sezoni i ri nuk ka nisur shumë mirë për disa trajner të
njohur, të
cilët janë në kërkim të një vendi pune. Bëhet fjalë për disa trajnerë të mëdhenj, të
cilët edicionin e kaluar drejtuan skuadra të mëdha.
Po flasim për emra si Louis van Gaal që
edicionin e kaluar drejtoi Manchester Unitedin, apo Roberto Mancinin i cili u largua nga Interi dhe tashmë ka mbetur pa asnjë skuadër.
Në listë janë edhe emra të tjerë të
njohur, të
cilët edhe për shkak të kapriçove të tyre nuk janë duke drejtuar asnjë ekip, siç është rasti i Bielës i cili refuzoi Lazion në momentet e fundit./albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016,
ora 10:40