Vizion Plus i përgjigjet Almedës, publikohen faturat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Bëri bujë deklarata e Almeda Abazit kundër produksionit të "Dancing With the stars".

Ish-missi shqiptar tha se ishte ndjerë keq për faktin se kur kishte bërë check-out nga hoteli, ajo dhe Tolgahani ishin detyruar të paguanin shpenzimet ekstra.

"Tolga nuk mori një mirëseerdhe, por edhe 'përcjellja' që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, por i adresohet totalisht produksionit", shkruante ndër të tjera Almeda.

Vizion Plus i është përgjigjur kësaj deklarate duke publikuar faturat e pagesave. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori