Vjen Tevez, juventinët në festë (FOTO LAJM)

Carlos Tevez ka mbërritur në Itali. Sulmuesi argjentinas, goditja më e fundit e merkatos së Juventus, ka zbritur në aeroportin e Malpensas në Milano nga Brazili.

Në ambjentet e aeroportit ish bomberi i Manchester City u prit nga rreth 200 tifozë juventinë, të cilët e vështirësuan disi punën e forcave të rendit.

Tevez do të niset për në Torino ku nesër do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të firmosë kontratën me klubin bardhezi. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2013, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori