Wanda Nara bën tatuazh të ri dhe ka një mesazh për Interin (FOTO LAJM)

Wanda Nara padyshim është një nga fermat më të përfolura në botën e futbollit. Agjentia dhe bashkëshortja e Mauro Ikardit, ka trazuar Interin që prej muajt dhjetor.

Argjentinasja kërkon rinovimin e kontratës për Mauron me të ardhura më të larta se aktualet. Kjo ka sjellë një agravim të situatës, deri në atë pikë që Icardit iu hoq shiriti i kapitenit. Që nga ky moment e në vijm statuset dhe mesazhet e Wandas në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Këtë herë ajo ka goditur Interin me tatuazhin e ri që ka bërë. Në “Instagram” ajo ka postuar një foto shtrirë duke ekspozuar tatuazhin e ri, i cili është një avion, duke shkruar: “Me një gënjeshtër, shpesh shkon larg, por pa shpresë për t’u kthyer”.

Një mesazh që lë të kuptohet shumë për marrëdhënien e palës Ikardi me Interin në muajt e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori