Wanda Nara ngre temperaturat me fotot e reja (FOTO LAJM)

Wanda Nara është zhvendosur në Argjentinë për të kaluar disa ditë pushimi, por pa bashkëshortin e saj, Mauro Icardi, i cili është kthyer në stërvitje me Interin.

Prej pak kohësh Wanda ka rënë në heshtje me deklaratat e saj si agjente e Icardit, përveç komenteve që jep në emisionin “tiki-taka”, ku ajo është e ftuar.

Gjithsesi këto kohë modelja i ka shfrytëzuar për të pozuar para aparatit fotografik dhe nuk ka nguruar të ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale fotot e saj, me të cilat ka ndezur goxha reagime dhe interes tek ndjekësit.

Modelja ka realizuar një set me foto në brigjet e detit, teksa në postimin e saj e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Hajde shkojmë në plazh”. Edhe në ditët e mëparshme Wanda ka qenë aktive me fotosesione të ndryshme.
Shtuar më 24/03/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori