Wanda Nara transferon Mauro Icaridn te Juventusi? (FOTO LAJM)

Wanda Nara u godit me gurë ditën e sotme nga tifozët e Interit, për shkak të situatës aspak komode të krijuar me sulmuesin argjentinas Mauro Ikardi. Zikaltërit e kanë cilësuar fajtore Vandën për krisjen e marrëdhënieve të Ikardit me Interin.

Ndërkohë pak më parë, “Inter Germany” ka postuar në “Facebook”, një “Instastory” të Wanda, ku shfaqet Icardi me fanellën e Juventusit.

Inter Germany” pretendon se fotoja është hedhur nga bashkëshortja e Ikardit, teksa është fshirë menjëherë.

Ngelet për t’u vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një lajm bombastik që lidh ish-kapitenin e Interit me Juventusin, apo është thjesht një montim. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori