Wanda provokon sërish Interin: Largohuni nga ata, që nuk ju çmojnë (FOTO LAJM)

Situata e Mauro Icardit nuk është aspak e qetë që kur klubi vendosi ti heqë shirtin e kapitenit.

Por Wanda Nara bashkëshortja e futbollistit të mërkurën në mbërmje ka shpërndarë një Tëitter me mbishkrimin që le të hapur largimin e Icardit nga Interi.

"Injoroni kur ju kritikojnë, dëgjojini kur ju këshillojnë, largohuni nga ata që nuk ju çmojnë". Ky ishte mesazhi me mjaft nënkuptime i wanda Nara, e cila iu përgjigj me "emoji", një zemër e thyer, apelit të një tifozi, që kërkoi të mbetet në "San Siro" ish-kapiteni i Interit. /albeu.com./


Shtuar më 21/02/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori