Wayne kualifikohet në Botëror, Coleen shijon plazhin (FOTO LAJM)

Coleen Rooney me siguri i ka shijuar pushimet familjare në Barbados, duke u kujdesur edhe për dy djemtë e saj Klay dhe Kai teksa shijonte diellin dhe plazhin në ishullin karaibian. Edhe pse ka vetëm pak javë që ka sjellë në jetë fëmijën e dytë gruaja e Wayne Rooney duket se po e merr veten çka e tregoi edhe bikini torë që mbante gjatë ditës së martë në plazhin e sipërpërmendur.

Por dje në mbrëmje e gjithë Anglia bashkë me bashkëshortin e saj prisnin me ankth përfundimin e ndeshjes kundër Polonisë çka solli edhe kualifikimin për në Botërorin "Brazil 2014". Por kjo nuk e pengoi Coleen të vazhdonte normalisht pushimet dhe të tregonte trupin e saj në ngjyrë bronxi. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori