Coleen Rooney me siguri i ka shijuar
pushimet familjare në Barbados, duke u kujdesur edhe për dy djemtë e saj Klay dhe Kai teksa shijonte diellin dhe
plazhin në ishullin karaibian. Edhe pse ka vetëm pak javë që ka sjellë në jetë fëmijën e dytë gruaja e
Wayne Rooney duket se po e merr veten çka e tregoi edhe bikini torë që mbante gjatë ditës së martë në
plazhin e sipërpërmendur.
Por dje në mbrëmje e gjithë Anglia bashkë me bashkëshortin e saj prisnin me ankth përfundimin e ndeshjes kundër Polonisë çka solli edhe kualifikimin për në Botërorin "Brazil 2014". Por kjo nuk e pengoi
Coleen të vazhdonte normalisht
pushimet dhe të tregonte trupin e saj në ngjyrë bronxi. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013,
ora 11:44