Wesley Sneijder i jep fund martesës 9 vjeçare me Yolanthe Cabau (FOTO LAJM)

Wesley Sneijder dhe Yolanthe Cabau vendosën të divorcoheshin pas pothuajse nëntë vitesh martesë, shkruan Albeu.com.

Lajmi bombë vjen nga Holanda, veçanërisht nga De Telegraaf, e cila raporton një deklaratë të përbashkët nga çifti: "Yolanthe Sneijder-Cabau dhe Wesley Sneijder-Cabau kanë vendosur të ndahen dhe tani ata shpresojnë se privatësia e tyre do të respektohet".

Arsyet për ndarjen mes ish-lojtarit të Interit dhe Cabau nuk janë të njohura, por dhe në rrjetet sociale ata mungojnë kohët e fundit.

Shumë pak fotografi së bashku, fotot e fundit datojnë në Vitin e Ri, madje Yolanthe ndryshoi kohët e fundit mbiemrin e tij në Instagram nga SneijderCabau. /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori