Zbulohet fanella e re Juves, tifozët nuk e pëlqejnë (FOTO LAJM)

Juventusi po punon për të projektuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm. Por deri më tani tifozët kanë dalë kundër ngjyrës e cila përban të bardhe dhe të zezë në të dyja anët.


Ndryshe nga fanella historike me vija bardhezi, Juve po mendon të kalojë te fanella e ndarë në dy pjesë, me Adidas që po punon për një dizajn pa precedent, me fanellën të ndarë në dy pjesë, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, por me një vijë rozë për t'i ndarë. Ndërkohë, nga pas fanella do të jetë thuajse tërësisht e zezë.

Pikërisht këto ndryshime kanë tërbuar shumë tifozë, që pak a shumë e kanë dhënë mendimin e tyre, duke e quajtur "të shëmtuar", "absurde" dhe "të pështirë" fanellën e re, nëse do të zyrtarizohet.

Shtuar më 27/03/2019, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori