Zbulohet fanella e re e Real Madridit për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Real Madrid ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, teksa rrjeti i "footyheadlines" ka zbuluar fanellën e tretë të "Los Blancos".

Në sezonin aktual fanella e tretë e Realit është në ngjyrë të kuqe, ndërsa sezonin e ardhshëm do të jetë ngjyra blu dominuese, e kaltra në tërësi dhe detajet në blu të errët.

Jaka do të jetë rrethore, ndërsa tre vija do të bëjnë thyerjet rreth jakës, mbi supe dhe në mëngët e krahëve. Ndërsa emrat e sponsorëve do të jenë në blu të errët.

Kjo fanellë do të publikohet në fund të këtij sezonin nga klubi, ndërsa në muajin gusht do të bëhet prezantimi. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori