Zbulohet formacioni anti-Izrael, ja 11-shja që ka përzgjedhur De Biasi (FOTO)

Gianni De Biasi nuk ka asnjë dilemë për formacionin që do të hedhë sot në në fushë kundër Izraelit. Strategu italian do të bëjë disa ndryshime nga 11-shja që hodhi në fushë në miqësoren e humbur ndaj Luksemburgut.

Në portë do të jetë Thomas Straosha. Naser Aliji pritet të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Agollit, ndërsa treshja e qendrës së mesfushës pritet të jetë Kukeli-Abrashi-Memushaj, me Roshin e Hykën nga krahët.

Armando Sadiku ka fituar balotazhin me Sokol Cikalleshin për pozicionin e sulmuesit të vetëm në skemën 4-1-4-1 në Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Sa i përket Sadikut, kjo është ndeshja e parë si titullar me kombëtaren që nga fitorja 2-1 e kuqezinjve në shtator kundër Maqedonisë. Sfida starton në orën 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2017, ora 12:35
Alban
e Dielë 11 Qershor 2017, Ora 13:06
Nuk do të fitoj kombëtarja jonë po edhe të luan me 15 lojtarë në fushë, humbja e parë nga izraeli ishte fitore me mashtrim, shpifje politike dhe na dhanë një pasqyrë mjaft të keq para Evropës.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori