Zbulohet “sozia” e Zlatan Ibrahimovic (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimoviç duket se është me të vërtetë i “pavdekshëm”. E kemi ndjekur suedezin i cili e quan veten e vet si një “Zot” disa herë në rrjetet sociale dhe në intervista “live”.

Zlatan luan aktualisht në “Major League Soccer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, një sportist me emrin Nihad Djedoviç duket se ka një ngjashmëri ekstreme me sulmuesin e “La Galaxy”, por luan në Gjermani me Bayern Munich.

Boshnjaku Nihad Djedoviç ushtron sportin e basketbollit edhe që kur ka vendosur të rriste flokët ai është bërë shumë i ngjashëm me suedezin. Megjithatë vetë basketbollisti e pranon që ka vetëm një Zlatan “unik” duke botuar një libër i quajtur “Unë nuk jam Zlatan”.
Shtuar më 28/11/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori