Zbulohet tradhtia e Princeshës së Dubait me truprojën: E paguante 1.2 mln paund (FOTO LAJM)
Gruaja e sundimtarit të Dubait i ka dhënë truprojës britanike, njëkohësisht edhe të dashurit të saj, 1.2 milion
paund që të mos fliste për lidhjen e tyre, shkruan “Daily Mail”.
Raportohet se gjatë lidhjes së tyre 2-vjeçare ajo e ka mbajtur atë me dhurata luksoze.
Gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, Princesha Haya, e shpërbleu
truprojën britanik, me kushtin që ai ta shoqëronte kudo që shkonte.
Gjatë seancës në Gjykatën e Lartë kundër burrit të saj në Londër,
tradhtia e saj u bë çështje.
Në gjyq, ajo fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.
Shtuar më 22/11/2020,
ora 23:29