Zgjidhet formacioni i javës në Seria A, merr pjesë dhe "heroi i Kombëtares"
Pëlqej
Me pritjet spektakolare ndaj Sasuolos në fundin e ndeshjes, Etrit Berisha, jo vetëm që i dha fitoren Atalantës, por siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian.

Gardiani kuqezi është zgjedhur në 11-shen më të mirë duke thyer edhe portierët më të famshëm të kampionatit si Shezni, Handanoviç, Donaruma apo Reina. Sipas mediave italiane, ai ishte më shumë vendimtar edhe sesa Strakosha, i cili bëri pritje të mira ndaj Milanit, por nuk kishte aq shumë punë sa Berisha.

formacionin 3-4-3, përpara Berishës qëndrojnë Shkrinjar, Astori dhe Benatia, ndërsa mesfusha përbëhet nga Alberto, Veretut, Barela dhe Verdi. Në sulm qëndrojnë Dibala, Kajehon dhe Imobile. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori