"U kam thënë fëmijëve duajeni babain se e keni tuajin" (FOTO LAJM)

Një varësi e tmerrshme nga bixhozi që shkatërroi të gjithë familjen. Kjo është historia e një familjeje nga Tirana, e cila tashmë jeton e ndarë, me shtëpi të shitur për t'u vënë skedina, katër fëmijë dhe një nënë që punon pastruese për t'u ushqyer dhe shkolluar.

"Ne patëm biznese, i ngritëm të gjitha bashkë. Pastaj ai i hyri bixhozit dhe u shkatërrua gjithçka. Shiti shtëpinë, shiti gjithçka dhe i la në bixhoz dhe na la në mes të katërr rrugëve. Në fund fare me mori në makinë dhe më çoi tek vëllai dhe shiti shtëpinë", tha Mira, në emisionin "Dua të të bëj të lumtur".

"Ne kemi patur gjithë të mirat, fëmijët nuk ia kam ndaluar t'i takojë. Fëmijëve u kam thënë që duajeni sepse e keni baba dhe babai duhet, por unë nuk kam ndërmend të flas dhe rilidhem me të", vijoi ajo duke thënë se tashmë i ka kaluar mosha dhe jeta i iku me hallet e shkaktuara nga bixhozi.

"Ia kam marrë edhe lekët e saj që i kishte në xhep dhe ajo e dinte që unë luaja bixhoz", tha ish-bashkëshorti.

Megjithatë, Mira nuk pranoi ta hapë zarfin duke thënë se ish-bashkeshorti nuk e mbante fjalën. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori