Zyrtare: Herolind Shala te Sparta Praga (FOTO LAJM)

Herolind Shala është transferuar te skuadra e famshme çeke Sparta Praga. Talenti i Kombëtares shqiptare nënshkroi një kontratë deri në vitin 2018, lajm i cili konfirmohet edhe nga vetë klubi çek.

Shala është shprehur i lumtur që i është bashkuar një skuadre me emër në Europës, siç është Sparta Praga.

"Kjo është një ëndërr për mua. Sparta është një klub i madh dhe me traditë, kështu që unë me padurim pres që të filloj të luaj me fanellën e këtij klubi", ka thënë Herolind Shala për faqen zyrtare të Sparta Pragës. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori