ZYRTARE/ Juventus transferon mbrojtësin e Serisë A (FOTO LAJM)

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e Crisian Romero nga Genoa.

"Zonja e Vjetër" përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Genoan, për transferimin e mbrojtësit 21 vjeçar.

Romero ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Juventusin, ndërsa menjëherë është rikthyer te Genoa si i huazuar për edicionin e ardhshëm.

21 vjeçari te Genoa ishte transferuar në vitin 2018 nga Belgrano.

Shtuar më 12/07/2019, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori