Zyrtare: Mërgim Mavraj largohet nga Hamburgu (FOTO LAJM)

Pëlqej
Merr fund telenovela “Mavraj”. Mbrojtësi i Kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit Hamburgut duke prishur kontratën pas një viti e gjysëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Mavraj në faqen zyrtare në “Instagram”.

"Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale. Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e viti 2017, përjetuam krenarinë e vërtetë", shkruan shqiptari.

Më pas erdhi konfirmimi dhe nga ana e klubit gjerman. "Ne e falënderojmë Mërgimin dhe i urojmë atij më të mirat për të ardhmen e tij sportive", ishin fjalët e drejtorit sportiv, Ralf Beker. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori