Zyrtare: Pepe Reina lojtar i Milanit (FOTO LAJM)

Milani ka konfirmuar se ka transferuar portierin spanjoll, Pepe Reina.

Ai i është bashkuar Milanit si lojtar i lirë, pasi u largua nga Napoli pas mbarimit të kontratës këtë verë.

Klubi kuqezi njofton se Reina do t’i bashkohet skuadrës së Gennaro Gattusos në turin parasezonal në SHBA.

Pepe Reina mbërrin në Milanello tamam në kohë për të na u bashkuar në SHBA”, ka shkruar klubi i Milanit në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori