Zyrtare: Robin van Persi rikthehet sërish tek Feynordi (FOTO-VIDEO)
Pëlqej
Robin Van Persie zyrtarisht është lojtar më i ri i klubit të Feyenoordit.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Feyenoordi i ka uruar mirëseardhje Robin van Persiet, që kthehet në Holandë pas 14 viteve.

“Mirëserdhe në shtëpi, Robin”, shkruan klubi në Twitter.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Man Unitedit, ka qenë për dy vite pjesë e akademisë së klubit holandez, teksa ka luajtur tri sezone për Feynoordin si profesionist, duke realizuar 22 gola në 78 paraqitje në të gjitha garat. /albeu.com/
Zyrtare: Robin Van Persi rikthehet sërish tek Feynordi (FOTO-VIDEO)

Shtuar më 19/01/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori