Zyrtare: Shqipërisë i hiqet e drejta për organizimin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes (FOTO LAJM)

Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për peshëngritjen shqiptare.

Si fillim ishte skandali i daljes pozitiv me doping të peshëngritëses shqiptare Romela Begaj dhe më pas dorëheqja e presidentit të Federatës Shqiptarepeshëngritjes, Elez Gjoza.

Ndërsa, orët e fundit raportohet se pranë Federatës se peshëngritjes ka ardhur lajmi që Federata Evropiane e Peshëngritjes ka anuluar të drejtën e Shqipërisë për të organizuar Kampionatin Evropian të peshëngritjes.

Këtë gjë e ka bërë zyrtare edhe Federata Evropiane e Peshëngritjes në faqen e saj zyrtare siç duket edhe në foton e këtij lajmi. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori