ZYRTARE/ Tirana transferon ish-yllin e Skënderbeut (FOTO LAJM)

Tefik Osmani është zyrtarisht pjesë e Tiranës.

Qendërmbrojtësi ka arritur marrëveshjen për t’u riveshur bardheblu për sezonin e ri futbollistik.

Osmani u aktivizua 45 minuta në ndeshjen e sotme miqësore përballë Renovës dhe vjen si një përforcim me shumë vlera për repartin difensiv.

Deri para pak ditësh, 34-vjeçari ishte pjesë e Teutës, por u nda me “Djemtë e Detit” menjëherë pas eliminimit nga Ventspils në raundin e parë kualifikues të Europa League.
Shtuar më 20/07/2019, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori