Zyrtarizoi lidhjen, Fjolla Morina nuk ndalet së publikuari momentet me biznesmenin (FOTO LAJM)

Pasi pranoi lidhjen e dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla, Fjolla Morina nuk ka rreshtur së ndari momente të ndryshme me njeriun që i ka marrë zemrën.

Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj disa foto në studio me Fisnikun, krah të cilave ka shkruar:

“Vendi më i lumtur në planet është ai me ty”.

Në fotot e publikuara dyshja shfaqen të dy të qeshur krah njëri-tjetrit. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Fjolla mori propozimin për martesë nga Fisniku, i cili i dhuroi këngëtares një buqetë me trëndafila dhe unazën mbi të.

Morina i dedikoi gjithashtu fjalët më të ndjera duke pohuar se në dashuri fiton ai që qëndron.

Shtuar më 26/10/2020, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori