Abrashi në formacionin më të shtrenjtë te Bundesliga II
Amir Abrashi është bërë pjesë e kampionatit të Bundesligës së dytë gjermane në fillim të këtij sezoni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pjesë e Freiburg, ekipi që momentalisht kryeson klasifikimin.

Në një shkrim të mediave gjermane, statistikat tregojnë se shqiptari është pjesë e formacionit më të shtrenjtë të kampionatit.

Në bazë të vlerave aktuale të kartonit të gjithsecilit, është bërë edhe një renditje e 11 futbollistëve më të vlerësuar të Kategorisë së Dytë në futbollin gjerman.

Me një vlerë prej 2.25 milionë eurosh të kartonit të tij, Abrashi është lojtari i gjashtë në këtë renditje. Sipas përllogaritjeve, vlera e përgjithshme e 11-shes më të shtrenjtë të këtij kampionati është 27,9 milione euro.

Abrashi ka shënuar 3 gola në 15 takime që është aktivizuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori