Agolli: Ja si na motivoi De Biasi në pushimin e ndeshjes
Futbollisti i Kombëtares Ansi Agolli, në një intervistë për GSH, rrëfen për momentet kur kanë hyrë në dhomat e zhveshjes në pushimin e ndeshjes me Armeninë, kur Shqipëria ishte duke u mundur 0-1.

Sipas tij, motivimi i teknikut Gianni De Biasi ka qënë "çelësi" i suksesit në pjesën e dytë.

"Po, është e vërtetë që tha 'jeni më të mirë se ataÇ. E tha i bindur dhe ashtu doli. Jo vetëm pse bëmë golat, por edhe se dominuam ndeshjen", shprehet Agolli.

Futbollisti i Qarabag në Azerbajaxhan shprehet se pas ndeshjes, trajneri dhe presidenti i FSHF u thanë djemve që duhet të jenë me këmbë në tokë dhe të vazhdojnë kështu.

I pyetur se si u prit në Azerbajxhan, ku edhe luan, ai tha se e kanë pritur me përgëzime që nga aeroporti e deri tek klubi. Kjo për shkak të konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorni Karabakut.

Megjithatë, ai nuk zbuloi se çfarë dhuratash ka marrë nga klubi dhe fansat. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori