Agolli: Nani lojtar i pistë, më ofendoi gjatë gjithë ndeshjes
Pëlqej
Tifozëve shqiptarë, që kanë ndjekur me vëmendje nga televizori ndeshjen kundër Portugalisë, zor se u ka shpëtuar dueli i Ansi Agollit me kapitenin e luzitanëve, Luis Nani. Përveç fitores historike që arritën kuqezinjtë, dje në rrjetet sociale nuk ka mbetur pa i komentuar as konflikti që patën në fushë Agolli dhe Nani.

Mbrojtësi i Kombëtares, në një intervistë për “Panorama Sport”, tregon për gjithçka ndodhi.

"Nani ma bëri borxh, prandaj reagova në atë mënyrë. Më ka ofenduar thuajse gjatë gjithë ndeshjes", është shprehur 31-vjeçari tiranas.

"Sa herë patëm kontakt, vetëm më ofendonte në gjuhën angleze.
Kjo erdhi si pasojë e nervozizmit të tij, sepse nuk po i ecte loja kundër nesh. Gjatë pjesës së parë, teksa topi po dilte në fundore, patëm një duel fizik dhe unë aty i fola i pari". ka thënë ndër të tjera Ansi Agolli. /albeu.com/


Shtuar më 10/09/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori