E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Alban Meha në shitje, Paderborn kërkon 1 milion euro
Alban Meha mund të ndryshojë skuadër gjatë merkartos së janarit. Mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht pjesë e Paderborn në Bundesligë, i skadon kontrata me klubit gjerman në fund të sezonit, dhe në mungesë të rinovimit, pritet të transferohet në një tjetër skuadër të Bundesligës.

Paderborni nuk ka ndërmend t'ia plotësojë kushtet në kontratë 28-vjeçarit, ndaj e sheh si opsionin më të mirë të mundshëm shitjen e futbollistit, duke i vënë një çmim prej 1 milionë eurosh kartonit të tij.

Meha, i cili ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar dy gola në këtë sezon të Bundesligas, ka vuajtur nga dëmtimet që kanë kushtëzur edhe minutazhin e tij në fushën e blertë, por tashmë që ndihet në formë maksimale kërkon nga drejtuesit e Paderbornit aktivizimin e rregullt në mënyrë që të rinovojë kontratën, ku kërkon edhe një klauzolë largimi në rast se Paderborn-i bie nga kategoria.

Kushtet e vëna nga Meha e kanë detyruar skuadrën e sapongjitur në Bundesligë ta nxjerrë në merkato futbollistin, për të mos e humbur në verë me parametër zero. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori