Altin Lala i lumtur për aventurat e reja të Rashicës dhe Sadikut
Pëlqej
Altin Lala ka folur përdy lojtarët shqiptarë të cilët bënë dy lëvizje të mëdha ku njëri është dhe klienti i tij, por edhe për “bomberin” kuqezi Armando Sadiku.

“Ishte një lëvizje mjaft e rëndësishme për Milotin. Kështu që në radhë të parë më bëhet qefi për Milotin (Rashica) dhe për çdo futbollist shqiptar që do të aktivizohet në Bundesligë”.

“Të shkosh në La Liga është diçka jashtëzakonisht e madhe. Natyrisht që futbolli spanjoll është futboll tjetër, ndryshon nga ligat e tjera në Europë. Do Zoti të përshtatet sa më shpejtë që të ndihmojë skuadrën dhe të shënojë”, tha Lala. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2018, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori