Altin Lala, trajner i Kombëtares U-19
Pëlqej
Përveç postit të zv/trajnerit të kombëtares shqiptare, Altin Lala do të mbajë tashmë edhe atë të trajnerit të kombëtares U-19. Lajmi është publikuar nga Federata shqiptare e Futbollit, e cila ka theksuar se Foto Strakosha largohet nga ky post, për të vazhduar karrierën e tij si pjesë e stafit të skuadrës greke Olympiacos.

Ndërkohë, një tjetër ish-lojtar i kombëtares është bërë pjesë e stafit të ekipeve kombëtare. Ish-sulmuesi i përfaqësueses sonë dhe i disa skuadrave në Itali, Erjon Bogdani, do të jetë zbuluesi i talenteve shqiptare.

Bogdani do të ndjekë ecurinë e futbollistëve shqiptare në të gjitha kategoritë: U-17, U-19, U-21 dhe në ekipin kombëtar A. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori