Andi Lila, zyrtarisht futbollist i Parmës (FOTO LAJM)

Andi Lila do të veshë fanellën me numër 3
Andi Lila është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Parmës. Klubi i Serie A ka konfirmuar dje federimin e lojtarit shqiptar pas një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

28-vjeçari u është bashkuar italianëve në formë huazimi nga klubi grek i PAS Janinës, ku u aktivizua për tre vite e gjysmë. Pas disa dilemave për kontratën, më në fund klubet arritën marrëveshjen.

Andi Lila do të mbajë të veshur fanellën me numrin tre te verdhezinjtë, ndërsa tashmë pritet edhe debutimi në Serie A. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2015, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori