Armando Sadiku, "blerja" e madhe e Luganos
Gjatë merkatos së verës, ishte teorikisht i larguar nga Lugano, por Armando Sadiku ka vendosur të vijojë karrierën në Challenge League, të paktën deri në janar. Të dielën sulmuesi shqiptar, i cili nuk u preferua nga De Biasi për dy ndeshjet eliminatore të humbura me Slloveninë dhe Islandën, i rrit shpresat e skuadrës së tij në përballjen me Saint Gallen në Kupën e Zvicrës.

Dy muaj më parë presidenti i Luganos Angelo Renzeti thuasje kishte rënë dakord për transferimin e Sadikut në Angli, por sulmuesi shqiptar tashmë konsiderohet vlera e shtuar e Luganos.

Më i lumturi për qëndrimin e tij është portieri Sandro Salvioni.

"Në asnjë moment nuk është larguar nga skuadra, ai është stërvitur me ne që në fillim të sezonit. Me një lojtar të qetë si Armando Sadiku, ne jemi më të fortë në fazën sulmuese", është shprehur Salvioni.

Statistikat e Sadikut janë impresionuese: që nga debutimi i tij në futbollin zviceran në pranverë të 2011, ka realizuar gjithsej 48 gola në 72 ndeshje me Lokarnon dhe Luganon, duke u shpallur dy herë radhazi golashënuesi më i mirë i Challenge League.

Por a do të ruajë edhe këtë sezon këtë mesatare? "Gjithçka varet nga koha që Armando do të qëndrojë me ne, sepse ekziston mundësia që të largohet në janar".

Lugano ka zhvilluar 5 ndeshje në kampionat, ku ka arritur 3 barazime dhe 2 humbje, por me rikthimin në formacionit të sulmuesit shqiptar situata pritet të ndryshojë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori