Armenia shpall listën anti-Shqipëri
Tekniku i Kombëtares së Armenisë, Bernard Chalandes, ka bërë të ditur listën me 17 futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjen eleminatore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri zvieran ka nxituar të shpallë emrat edhe pse ndeshja kundër kuqezinjëve luhet pas 19 ditësh, megjithëse nuk dihet ende nëse kjo do të jetë lista e plotë apo do të shtohet në ditët në vijim.

Mes 17 futbollistëve spikat ylli i Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, shkruan Portali Albeu.

Shqipëri-Armeni luhet më 29 mars, ora 18:00, në "Elbasan Arena" dhe është një ndeshje e cila do të vendosë shumë për fatet e të dy kombëtareve drejt "France 2016". /albeu.com/

Te grumbulluarit e Armenise

1-Roman Berezovsky Dinamo Moska (Rusi)

2-Hovhannes Hambartsumyan Vardar (Maqedoni)

3-Robert Arzumanyan Amkar (Rusi)

4-Hrayr Mkoyan Esteghlal (Iran)

5-Karlen Mkrtchyan Tobol (Kazakistan)

6-Artur Edigaryan Dinamo Minsk (Bjellorusi)

7-Artak Edigaryan Zalgiris (Lituani)

8-Edgar Manucharyan Ural (Rusi)

9-Gevorg Ghaazaryan Kerkyra (Greqi)

10-Henrikh Mkhitaryan Borussia Dortmund (Gjermani)

11-Marcos Pizzelli Aktobe (Kazakistan)

12-Artur Sarkisov Volga (Rusi)

13-Yura Movsisyan Spartak Moscow (Rusi)

14-Norayr Aslanyan Almere City (Holandë)

15-Artyom Simonyan Zurich (Zvicër)

16-Gael Andonyan Olimpic (Marseille, France)

17-Ruslan Koryan Lokomotiv Tashkent (Uzbekistan)

Shtuar më 10/03/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori